Liverpooli është duke bërë përpjekje që t’i sigurojë shërbimet e Ryan Gravenberch nga Bayern Munichu këtë verë, me lojtarin që është i hapur për t’u larguar nga gjiganti i Bundesligas.
21-vjeçari iu bashkua bavarezëve nga Ajaxi në verën e kaluar për 24.5 milionë euro, mirëpo pati sezon të parë frustrues, meqenëse nuk mund t’i bënte konkurrencë dyshes Joshua Kimmich e Leon Goretzka në mesfushë.
Ai regjistroi 32 paraqitje në të gjitha garat, mirëpo vetëm pesë herë ishte në formacionin startues.
Gravenberch pëlqehet shumë nga trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, të cilit klubi i ka dhënë dritën e gjelbër që të tentojë transferimin.
Në ndërkohë, interesim për shërbimet e mesfushorit ka shprehur edhe Manchester Unitedi, pasi kishte debutuar te Ajaxi nën urdhrat e Erik ten Hag. /Telegrafi/