Bosi i Liverpoolit, Jurgen Klopp, është i gatshëm të ofrojë një shifër të çmendur për mesfushorin e RB Leipzig, Naby Keita.
Sipas The Mirror, Keita, 22 vjeç, është lidhur shumë me një lëvizje në Anfield këtë verë me Kloppin që dëshiron të forcojë radhët e tij përpara sezonin e ardhshëm.
Trajneri gjerman ka marrë tashmë transferimin e tij të dëshiruar pas nënshkrimit rekord prej 36.9 milionë funte për Mohamed Salah nga Roma.
Por, trajneri i Liverpoolit është gati të ‘shkatërrojë’ këtë rekord duke e thyer me nënshkrimin e ri të reprezentuesit të Guinesë.
Shefi ekzekutiv i Leipzig, Oliver Mintzlaff pranoi se do të ishte “i papërgjegjshëm” për të shitur pasurinë e tyre të çmuar përpara sezonit të parë në Ligën e Kampionëve.
Por, Klopp ka bërë Keitan, i cili vlerësohet në rreth 70 milionë funte, objektivin numër 1 të mesfushës dhe është i prirur për të testuar vendosmërinë e tyre. /Telegrafi/