Numri më i madh i femrave në menopauzë hyjnë pas ekuinoksit pranveror (nata dhe dita e barabartë), ndërsa pas ekuinoksit të vjeshtës është më pak e mundshme
Menopauza më së shpeshti shfaqet në mars, prill apo qershor, por më rrallë në gusht dhe dhjetor.
Kur do të hyjë femra në menopauzë nuk varet vetëm nga momenti i zvogëlimit dhe i humbjes së qelizave vezore, por edhe nga ndërrimi i stinëve të vitit.
Në këtë ndryshim jetësor ndikojnë posaçërisht ekuinokset pranverore dhe vjeshtore, transmeton Telegrafi.
Duket që zbulimi ynë mbi ndikimin e stinës së vitit në shfaqjen e klimaksit përkrah konstatimin mbi rëndësinë e ndikimit të faktorëve jetësor dhe ambientit klimatik në aftësinë riprodhuese të femrës madje edhe kur ajo aftësi bie.
Zbulimi është i rëndësishëm sepse tregon që edhe kushtet e tjera si edhe gjatësia e ditës, temperatura dhe lagështia e ajrit ndikojnë jashtëzakonisht në funksionin e vezoreve.
/Telegrafi/