Këngëtari i njohur i estradës shqiptare, Robert Berisha, ka publikuar këngën e re të titulluar “T’kam dasht”.
Ai vjen në bashkëpunim me Kley dhe Fabio, projekti i të cilëve është kompletuar edhe nga ana vizuale.
Tekstin e ka shkruar vet Kley, kurse për miksimin dhe masterizimin është përkujdesur Duobass.Records dhe Eno.
Artistët shqiptarë vijnë me një paraqitje mjaft atraktive, ndërkohë që videoklipi i është besuar “Elmo Creative”.
Kënga tanimë gjendet në kanalin zyrtar, YouTube dhe besohet se do e ketë suksesin e merituar nga publiku.
Roberti vazhdon të jetë mjaft aktiv edhe në mbrëmje e koncerte të ndryshme muzikore, ndër artistët më të kërkuar në trojet shqiptare dhe më gjerë. /Telegrafi/