Klamidia mund të kurohet lehtësisht, por është e vështirë të zbulohet
Ndërkohë, mund të çojë në probleme të mëdha, duke përfshirë infertilitetin. Klamidia është një nga infeksionet më të shpeshta seksualisht të transmetueshme, ka një ndikim të madh në fertilitet, madje në disa raste mund të çojë edhe në infertilitet të plotë.
Është shumë e rëndësishme të dini se si transmetohet, si mund të mbroni veten dhe çfarë simptomash shkakton.
Klamidia është një organizëm i ngjashëm me bakteret. Transmetohet përmes marrëdhënieve të pambrojtura vagjinale, orale dhe anale, transmeton Telegrafi.
Cilat janë simptomat?
Një person i infektuar shumë shpesh nuk ka asnjë simptomë dhe ai që i ka ato shpesh mendon se është një infeksion urinar.
Ja cilat janë simptomat që mund të jenë shenja e parë:
▪ Simptoma të ngjashme me inflamacionin e fshikëzës.
▪ Rritja e sekrecioneve vagjinale.
▪ Gjakrrjedhje midis periodave dhe pas marrëdhënieve seksuale.
▪ Siklet gjatë marrëdhënies seksuale që mund të ndodhë nëse qafa e mitrës ka inflamacion.
Si ndikon klamidia në fertilitet?
Nëse nuk trajtohet, infeksioni mund të qëndrojë i fjetur për disa muaj përpara se të kalojë nëpër qafën e mitrës dhe të infektojë vezoret, duke çuar në sëmundje inflamatore të legenit. Nëse kjo ndodh, një grua mund të ndjejë simptoma shumë të dhimbshme dhe të pakëndshme, përkatësisht:
▪ Dhimbje stomaku ose legeni.
▪ Siklet ose dhimbje gjatë aktit seksual që ndihet thellë në legen.
▪ Gjakderdhje ndërmjet periodave ose pas marrëdhënieve seksuale.
▪ Menstruacione të dhimbshme dhe të rënda.
▪ Sekrecione vagjinale që janë të pazakonta – veçanërisht nëse janë të verdha ose jeshile.
▪ Në raste ekstreme, mund të ndjeni dhimbje të forta, ethe, të përziera ose të vjella.
Nëse sëmundja inflamatore e legenit nuk zbulohet dhe trajtohet, mund të çojë në bllokim ose plagë në vezore dhe infertilitet. Është vlerësuar se edhe 10 për qind e grave mbeten infertile për shkak të këtij problemi.
Si testohet klamidia?
Infeksioni tek meshkujt diagnostikohet me tampon uretral, ndërsa tek femrat bëhet një tampon cervikal dhe uretral.
Tregojini mjekut tuaj çdo gjë që nuk ju duket e drejtë, sepse mund ta ndihmojë atë të përcaktojë nëse keni ndonjë nga kushtet që mund të shkaktojë klamidia (inflamacion i testikujve ose artriti reaktiv tek meshkujt, sëmundje inflamatore e legenit tek femrat…).
Si trajtohet klamidia?
Terapia e përdorur për klamidia është antibiotikë, zakonisht një përzierje injeksionesh dhe pilula. /Telegrafi/