Mjekët ukrainas kanë arritur të përfundojnë me sukses një ndërhyrje kirurgjike, duke ia nxjerrë një ushtari të Kievit një granatë të pashpërthyer që i kishte ngecur në gjoks.
Këtë lajm e bëri të ditur zëvendësministri ukrainas i Mbrojtjes, i cili publikoi pamjet nga rëntgenografia e ushtarit ukrainas, transmeton Telegrafi.
Ai u hoq në prani të dy xhenierëve të cilët siguruan sigurinë e personelit mjekësor.
Granata i është hequr në prezencë të dy ekspertëve të deminimit, nga frika se mund të vie deri te shpërthimi i saj.
Në anën tjetër, nga spitali ushtarak në Kiev është bërë e ditur se ushtari po rimerr veten dhe se operacioni ka përfunduar me sukses.
Sipas mjekëve, gjendja e ushtarit çdo ditë e më shumë rëndohej, dhe njëkohësisht rrezikohej nga shpërthimi i granatës së ngecur në gjoks. /Telegrafi/
Ukrainian military doctors carried out an operation to remove an unexploded VOG grenade from the body of a serviceman – Deputy Defense Minister.
It was removed in the presence of two sappers who ensured the safety of medical personnel. pic.twitter.com/KGDkiYSv3t
— NEXTA (@nexta_tv) January 9, 2023