Site icon Telegrafi

I kishin shqiptuar gjobë kompanisë së tij, pronari kërcënon inspektorët në Lipjan

Foto: Ilustrim

Dy inspektorë komunalë kanë raportuar se janë kanosur në vendin e tyre të punës mesditën e së mërkurës, në rrugën “Shqipëria” në Lipjan.

Policia njofton se ata janë kanosur nga pronari i një kompanie private, të cilës ditë më parë i kishin shqiptuar gjobë për mosrespektim të vijave të transportit.

“Rr. Shqipëria, Lipjan 31.05.2023 – 14:15. Dy viktima meshkuj kosovarë inspektor komunal, kanë raportuar se derisa kanë qenë në vendin e punës, janë kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar, pronari i kompanisë private, pasi që ditë me parë, i kishin shqiptuar një gjobe kompanisë se tij, për shkak të mosrespektimit të vijave të transportit”, thuhet në raportin policor.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është iniciuar si “Kanosje”. /Telegrafi/

Exit mobile version