Një tjetër yll evropian mund t’i bashkohet kampionatit kinez.
Fjala është për sulmuesin italian, Sebastian Giovinco që aktualisht është pjesë e skuadrës kanadeze, Toronto.
Ish-reprezentuesi italian ka shkëlqyer në tri vitet e fundit në MLS dhe tani është bërë objektiv i një skuadre kineze.
Mediat italiane kanë zbuluar se një skuadër kineze që nuk ia kanë përmendur emrin ka bërë ofertë zyrtare te Toronto.
20 milionë euro iu janë ofruar Torontos për ta lënë të lirë Giovincon.
Ndërkohë lojtarit iu është ofruar një kontratë tri vjeçare me 14 milionë euro në stinor.
29-vjeçari sipas të gjitha gjasave karrierën do ta vazhdoi në Kinë sikur shumë yje të futbollit botëror. /Telegrafi/