Bayerni ka triumfuar 2-1 në udhëtim te Freiburgu të shtunën në mesditë dhe mbajti një epërsi prej gjashtë pikësh ndaj Leverkusenit të vendit të dytë.
Harry Kane shënoi golin e parë për bavarezët, ndërsa Kim Min-jae shënoi të dytin me një asistim të Joshua Kimmich.
Ishte Kimmich ai që bëri një deklaratë për Bild pas ndeshjes, i cili e pyeti për një lëvizje të mundshme në Real Madrid pas përfundimit të kontratës së tij në fund të sezonit.
29-vjeçari ka shpërthyer duke thënë se nuk mund të jep informacione çdo tre ditë për të ardhmen e tij.
“Kam bërë një deklaratë të qartë dy javë më parë. Situata nuk ka ndryshuar. Sinqerisht, nuk mund t’ju sjell informacione të reja çdo tre ditë”.
“Do të ketë lajme në një moment, por nuk do ta komentoj çdo tre ditë”, tha mesfushori gjerman.
Kimmich është futur në muajt e fundit të kontratës me Bayernin e cila skadon më 30 qershor.
Gjermani është lidhur me një kalim te Real Madridi, por interesim për të kanë shfaqur edhe Barcelona, PSG, Liverpool, Arsenal dhe Manchester City. /Telegrafi/