Kim Kardashian luftoi me një stërvitje intensive, ndërsa trajnerja e saj shqiptare, Senada Greca, e shtyu atë të bënte edhe më shumë.
Edhe pse Kim luftoi me çdo lëvizje sfiduese të stërvitjes, pamja e saj në palestër ishte e lehtë, shkruan DailyMail.
Ylli i televizionit tregoi figurën e saj të tonifikuar e veshur me një palë sytjena sportive të zeza dhe pantallona të shkurtra të zeza.
Ish-bashkëshortja e reperit Kanye West i mbante flokët e saj të gjatë të zinj të lidhura bisht.
Themeluesja e markës “SKIMS” e zhvilloi rutinën e saj të fitnesit me një fytyrë të freskët, duke mos aplikuar fare makijazh.
Kim, 42 vjeçe, pranoi në ‘story’-t e saj në Instagram se zakonisht nuk postonte fotografi dhe video nga seancat e saj të stërvitjes.
Megjithatë, Kim vuri në dukje në mbishkrimin e një prej fotografive, ku shkruante: “Ne kemi punuar dhe ndjehem, shumë mirë”.
Sipërmarrësja miliardere i referohej seancës intensive të stërvitjes në palestër me trajneren e saj, Senadën.
Kim shtoi një vetë-përçmim, duke shkruar: “Kjo është më e vështirë se sa duket!”.
Pavarësisht se nëna e katër fëmijëve fliste se sa të vështira ishin stërvitjet e saj, ajo dukej tepër e tonifikuar duke punuar me litarët e betejës në palestrën e saj.
Ndërsa postimet e Kimit kishin një ton modest për përkushtimin e saj ndaj fitnesit, trajnerja e saj i dedikoi disa fjalë në Instagram.
“Ajo ushtron për dy orë dhe nuk ankohet kurrë edhe kur i kaloj ato që ajo do të mendonte se janë kufijtë e saj”, ka shkruar trajnerja nga Elbasani në një postim, duke iu referuar klientes së saj të famshme, Kim.
“Unë e di forcën që qëndron brenda saj dhe tani, së bashku, ne po punojmë që Kim të hyjë në fuqinë e saj”, shtoi trajnerja Greca.
Kim më parë zbuloi më shumë detaje rreth rutinës së saj intensive të fitnesit në Instagramin e saj.
Miliarderja shpjegoi se ajo punon për dy orë në ditë nën syrin ekspert të Senadës për 5-6 ditë në javë.
Sipas vetë Kimit, qëllimi i saj kryesor i fitnesit ishte të fitonte më shumë muskuj në mënyrë që të mund të ishte më e fortë në përgjithësi.
“Gjithmonë fillon me qëllime të vogla”, shtoi mbretëresha e fitnesit në një mbishkrim në Instagram me një emoji muskuloz të krahut.
“Jam krenare për angazhimin tonë së bashku”, shtoi Kim, duke iu referuar Senadës. /Telegrafi/