Site icon Telegrafi

Kim Kardashian është rikthyer sërish te flokët biondë!

Kim Kardashian nuk i ndahet shpirti nga flokët biondë

Përmes disa fotove të publikuara në Instagram, ylli i “The Kardashians”, 43 vjeç, tregoi se ka eksperimentuar me flokët biondë platin, të gjatë dhe të shtrirë.

Njerëzit menjëherë kanë komentuar, duke e aprovuar menjëherë rikthimin e saj te flokët biondë.

“Sa bukur! Flokët platin duken yll tek ti!”, shkroi dikush. “Më pëlqejnë shumë. Duken yll”; “Kim-i i vjetër është rikthyer” ishin disa prej komenteve.

Kim është shfaqur me flokë biondë në prill të këtij viti, më pas, eksperimentoi me ngjyrën e flokëve rozë, për të shkuar sërish te rrënjët e saj: Flokët gështenjë.

Exit mobile version