Reperi Kidda dhe këngëtarja nga Shqipëria, Xhensila Myrtezaj, kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor.
Këtë e kanë bërë të ditur përmes një postimi të shpërndarë me fansat në InstaStory.
Ka qenë artistja e njohur e cila ka ndarë një video të shkurtër në InstaStory, nëpërmjet të cilës ka prezantuar një pjesë të duetit të tyre.
“A çka po vjen”, ka shkruar ajo.
Kjo është hera e parë që ata vijnë me një projekt të përbashkët, por duket se do të ketë suksesin e dëshiruar nga publiku.
Të njëjtit ndryshe kanë projekte të shumta solo me miliona klikime në kanalin YouTube.
Sido që të jetë, dyshja e estradës janë shumë të kërkuar edhe në mbrëmje e koncerte. /Telegrafi/