Big Brother VIP Albania po vjen drejt fundit dhe sonte (e martë) kur zakonisht mbahej spektakli, nuk do të ketë një të tillë.
Në vend të kësaj do të shfaqet emisioni “Big Brother Fun Club” që do të ketë përballje të ish-banorëve.
Pjesë e emisionit do të jetë e pranishme edhe moderatorja dhe ish-banorja, Kiara Tito, e cila përveç tjerash do të flas edhe për lidhjen e saj me këngëtarin Luiz Ejlli, me të cilin në natën kur u largua nga BBVA mori një propozim për martesë nga ai.
Pak para nisjes së emisionit të fundit të ‘Fun Club’, Kiara ka ndarë disa imazhe në llogarinë e saj në Instagram për të treguar ‘look’-un me të cilin do të paraqitet.
Prezantuesja shqiptare ka mahnitur me një kostum me ngjyrë të ndezur të kaltër të cilin e ka kombinuar me një palë sytjena me shkëlqim.
Për t’u dukur edhe më atraktive, Kiara la flokët e gjata lëshuar sipër në formë të valëzimit dhe një palë vathë të gjatë.
Të shumta ishin komentet e fansave që Kiara ka pranuar sipër fotove që ishin kryesisht pozitive.
Ndërkohë, kujtojmë që kanë mbetur katër ditë deri në finalen e madhe të BBVA që mbahet të shtunën, e 6 majit. /Telegrafi/