Site icon Telegrafi

Kiara: Nëse do të fikeshin kamerat, do të bëja dashuri me Luizin

Olta Gixhari dhe Kiara Tito janë të nominuar e kësaj jave përballë njëra-tjetrës.

Njëra nga vajzat pritet që të eliminohet sonte (e shtunë), por para kësaj ato mbrëmë kanë darkuar bashkë në suitë.

Përveç që shijuan darkën vajzat u vunë edhe përballë disa pyetjeve private dhe të sikletshme, të cilave disave zgjodhën që të iu përgjigjen e disave jo.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Albania

“Çfarë do kishe bërë nëse do fikeshin kamerat për 60 minuta?”, ishte një ndër pyetjet që duhet t’i përgjigjeshin ato.

Lexo po ashtu Kiara apo Olta, kush del? Diferencë e madhe në sondazhin e Telegrafit me rreth 33 mijë vota

Kiara nuk ka hezituar që t’i përgjigjej kësaj pyetje duke deklaruar se nëse kamerat do të fikeshin për një orë ajo do të bënte dashuri me Luizin në BBVA.

Edhe përgjigja e Oltës ishte në lidhje me Luizin, aktorja tha se do të bisedonte për disa gjëra me këngëtarin që nuk mund të ia thotë para kamerave.

Ndryshe, kujtojmë që pas darkës së tyre, Luizi dhe Kiara kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin, i cili i tha se kjo mund të ishte nata e tyre e fundit në shtëpinë e famshme prandaj do të duhej të qëndronin më shumë bashkë. /Telegrafi/

Exit mobile version