Pas qetësimit të përkohshëm të situatës në veri të Mitrovicës, protestuesit serbë tentuan sërish të bllokojnë veturat e policisë së Kosovës.
Megjithatë, ishin trupat e KFOR-it që ndërhynë dhe bënë gjithçka që të lirohet rruga dhe të kalojnë automjetet e blinduara të policisë.
Një video amatore shfaq momentin kur veturat e policisë kalojnë, dhe KFOR-it shpërndanë turmën që me çdo kusht po tentonin të bllokonin ato mjete të policisë.
Kujtojmë që pas kërkesës për lirim të rrugës për qarkullimin e automjeteve, serbët e kishin bërë të kundërtën – ishin ulur në asfalt.
Aty detyroi pjesëtarët e KFOR-it që të ndërhyjnë për të shpërndarë turmën, me qëllim që të sigurohet kalimi i veturave policisë.
Këtë kërkesë për lirimin e rrugës e kishin bërë pjesëtarët e KFOR-it përmes altoparlantës, por serbët kishin refuzuar kategorikisht – ku si pasojë erdhi deri te përleshja mes tyre.
Ata përdorën gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën, të cilët vetëm sa u zhvendosën një lagje më poshtë se ku po qëndronin më parë. /Telegrafi/
KFOR potiskuje demonstrante i oslobađa prolaz za blokirana policijska vozila pic.twitter.com/7999CzeSGe
— KoSSev/Kosovo Sever portal (@KoSSevnews) May 29, 2023