Site icon Telegrafi

Keylor Navas flet për penalltinë e pritur të Messit, dedikimin e veçantë dhe objektivin e tij dhe PSG-së

Keylor Navas jo vetëm që shpëtoi një penallti nga Lionel Messi, por ai gjithashtu bëri një seri mbrojtjesh të rëndësishme për të siguruar që Paris Saint-Germain të rezervojë vendin e tyre në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve të mërkurën mbrëma.

PSG erdhi në ndeshjen e dytë të 1/8-tës kundër Barcelonës me një epërsi prej 4-1 pas fitores së tyre në Kataluni, por Blaugranët filluan furishëm ndeshjen kthyese dhe ishte vetëm një seri e pritjeve nga Navas që siguruan që gjërat të qëndronin mirë.

“Jam shumë i lumtur, ishte një lojë e vështirë”, ka thënë fillimisht Navas për RMC Sport pas ndeshjes.

Lexo po ashtu Messi dështon nga penalltia, mbron Navas

“Sa i përket penalltisë, është gjithmonë e vështirë për të mbrojtur, veçanërisht kundër Messit, por falë Zotit unë isha i përqendruar dhe kjo na dha të gjithëve një nxitje”.

Keylor ia kushtoi pritjen bashkëlojtarit të tij Sergio Rico dhe familjes së tij, të cilët po kalojnë një kohë të vështirë, pasi spanjolli kohëve të fundit humbi babanë e tij.

Portieri nga Costa Rica shtoi se eliminimi i Barcelonës është motiv për ata që të vazhdojnë në kërkim të titullit të parë të klubit në Ligën e Kampionëve.

“Ne kemi motivimin për të vazhduar dhe nëse duam të arrijmë objektivin tonë duhet të vazhdojmë në këtë drejtim”, përfundoi portieri i PSG-së. /Telegrafi/

Exit mobile version