Kevin Spacey ka kërkuar falje për sjelljen e dehur kundrejt yllit të “Star Trek”, Anthony Rapp, i cili ka thënë se aktori kishte abuzuar seskualisht me të kur ai ishte vetëm 14 vjeçar.
Rapp e ka akuzuar fituesin e Oscarit se ishte hedhur mbi të gjatë një ndeje në vitin 1986. Në kohën e incidentit, Rapp ka luajtur në “Precious Sons on Broadway” dhe asokohe ishte ftuar nga Spacey në ndejën e tij.
Në një postim në Twitter, Spacey ka thënë se nuk e mban mend incidentin duke shtuar se nëse vërtet ka ndodhur, atëherë ia ka borxh një kërkimfalje të sinqertë Anthonyt për sjelljen në gjendje të dehur.
— Kevin Spacey (@KevinSpacey) October 30, 2017
Gjatë një interviste për Buzzfeed, Rapp ka thënë se 58-vjeçari e kishte dërguar në krevat dhe ishte shtrirë përmbi të, derisa mysafirët tjerë kishin shkuar më herët nga ndeja. Ai ka treguar më tej se Spacey ishte i dehur, ashtu që e kishte shtyrë dhe ishte larguar.
Ylli i “House of Cards”, i cili i e ka mbajtur të fshehtë seksualitetin e tij, ka pranuar se është homoseksual.
“I kam dashur dhe kam pasur lidhje romantike me meshkuj gjatë jetës sime, ndërsa tani kam zgjedhur ta bëj jetën e një homoseksuali”, citon The Sun fjalët e aktorit.
“Dua ta pranoj këtë me sinqeritet dhe të flas publikisht, ndërsa këtu do të nisë edhe kontrollimi i sjelljes sime”, ka shtuar ai.
Spacey gjatë karrierës i ka fituar dy çmime Oscar, për “The Usual Suspects” dhe “American Beauty”, ndërsa për 10 vite ka qenë drejtor artistik i kompanisë teatrale Old Vic të Londrës. /Telegrafi/