Daullexhinjtë e Ramazanit, një pjesë e pazëvendësueshme gjatë këtij muaji, bredhin rrugëve anembanë Turqisë që nga dita e parë e Ramazanit.
Por një daullexhi, në lagjen Kiremithane të komunës Yüreğir në Adana, protestoi kur nuk mori bakshish edhe pse shkonte derë më derë, përcjell Telegrafi.
“Kam bredhur rrugëve gjithë natën, por askush nuk më ka dhënë bakshish”, citohet të ketë thënë ai.
Dhe momenti kur ai e përplasi daullen në tokë u kap nga kamerat – regjistrim që shkaktoi komente të shumta në mediat sociale.
Disa besonin se “i kishte ardhë koha të dilte në pension”, ndërsa të tjerë besonin se ai meritonte një bakshish dhe se duhet ruajtur tradita. /Telegrafi/