Bota e tenistit në vitin 2017 Australia Open mori finalet e ëndrrave.
Te femrat Serena dhe Venus Williams, por që në fund triumfoi Serena, ndërsa te meshkujt Roger Federer dhe Rafael Nadal.
Spanjolli dhe zvicerani do të luajnë të dielën nga ora 09:30 dhe është një nga ato ndeshjet që nuk duhet humbur.
Finale të tilla nuk ishin parë ndonjëherë, pasi çiftet të kombinuar kanë fituar 61 tituj të Grand Slams, transmeton Telegrafi.
Por, të shikojmë prapa në kohë, më poshtë keni disa tituj si dukeshin finalistët e Australian Open në kur fituan Grand Slamin e tyre të parë.
Venus Williams në rast të fitores do të fitonte Grand Slamin e tetë në karrierë
In 2000, Venus ishte 20-vjeçare teksa fitoi Grand Slamin e saj të parë në Wimbledon
Venus po ashtu në atë vitit fitoi titullin që çift se bashku me Serenan, i pari nga gjashtë Wimbledonat e tyre
Rafael Nadal do të tenton të fitojë Grand Slamin e 15-të në karrierë
Në vitin 2005, Rafa ishte vetëm 19-vjeç teksa fitoi Grand Slamin e parë në French Open
Në rast të fitores nga Roger Federer, ky do të ishte Grand Slami i 18-të në karrierë
Në vitin 2003, Federer ishte 21-vjeçar teksa fitoi Grand Slamin e parë në Wimbledon
Serena Williams fitoi Grand Slamin e saj të 23-të
Në vitin 1999, Serena Williams ishte 17-vjeçare teksa fitoi Grand Slamin e parë në U.S. Open
Në 1999, Serena dhe Venus po ashtu fituan në U.S. Open.
/Telegrafi/