Nelson Semedo është duke u kërkuar nga tri skuadra të mëdha evropiane.
Manchester City, Juventus dhe Inter janë skuadrat e interesuara për mbrojtësin e djathtë të Barcelonës, i cili shikohet si një vlerë për katalunasit për shkëmbime.
Barcelona i ka ofruar Cityt mbrojtësin portugez si shkëmbim për bashkëkombësin e tij Joao Cancelo.
Në anën tjetër edhe dy klubeve italiane Interit dhe Juventusit, i është ofruar Semedo si pjesë e marrëveshjeve për Lautaro Martinez dhe Miralem Pjanic.
Megjithatë mbrojtësi portugez ka vendosur që të transferohet te Juventusi dhe i ka bërë të qartë këtë gjë Barcelonës.
26-vjeçari është i entuziazmuar për të luajtur përkrah bashkëkombësit të tij Cristiano Ronaldos dhe kjo është arsyeja që ka zgjedhur Juventusin.
Tani agjenti i tij Jorge Mendes do të fillojë negociatat me Zonjën e Vjetër për të diskutuar për kushtet e mbrojtësit anësorë.
Semedo pritet të përfshihet në marrëveshje në shkëmbim me Miralem Pjanic, por Barcelona pritet të shtojë edhe 20 milionë euro që ta transferojë boshnjakun në Camp Nou. /Telegrafi/