Site icon Telegrafi

Kërkesat e çmendura të De Geas që kanë bërë që ai të mbetet pa ekip

David De Gea vazhdon të mbetet pa ekip pas më shumë se një viti pas largimit të tij nga Manchester United, ndërsa tashmë janë zbuluar edhe kërkesat e tij të larta financiare.

Portieri 33-vjeçar kaloi më shumë se një dekadë tek Unitedi, pasi u nënshkrua nga Sir Alex Ferguson nga Atletico Madridi në 2011 për pothuajse 19 milionë euro.

De Gea bëri 545 paraqitje në ‘Old Trafford’ gjatë 12 sezoneve, duke u shndërruar në njërin prej lojtarëve favoritë të tifozëve.

Në sezonin e tij të fundit në Angli, De Gea merrte një pagë javore prej 375 mijë eurosh në javë dhe dukej se kishte një marrëveshje që ajo të zbritej në 200 mijë në javë.

Pas largimit të De Geas, United nënshkroi me Andre Onana nga Interi për shumën e 43.8 milionë eurove.

Shumëkush mund të kishte besuar që një kalibër si De Gea do ta gjente shpejt një ekip të ri, sidomos pasi ai mbeti lojtar i lirë.

Sidoqoftë, pas më shumë se një viti pas largimit të tij, De Gea vazhdon të mbetet pa një ekip, pasi duket se kërkesat e tij të larta financiare kanë bërë që klubet të tërhiqen pas nga interesimi për të.

TEAMtalk ka raportuar se portieri spanjoll po kërkon një kontratë që i ofron atij një pagë mes 4.2 milionë ose 5 milionë euro në sezon, sipas së cilës do fitonte 80 mijë ose 96 mijë euro në javë.

Së fundmi kishte pasur shumë spekulime për klubin e tij të ardhshëm pasi ai u lidh me ekipe të ndryshme si Newcastle, Nottingham Forest dhe Real Betis, por asnjë nga këto lëvizje nuk u bë realitet./Telegrafi/

Exit mobile version