Për shkak të situatës dhe masave të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, për mbrojtja nga coronavirusi, Qendra Kulturore “Koço Racin” në Kërçovë, i anulon të gjitha ngjarjet kulturore në 14 ditët e ardhshme.
Nga kjo shoqatë thonë se datat e reja të ngjarjeve kulturore do të bëhen të ditura pasi të përfundojnë rekomandimet e qeverisë.
Ndryshe, me rekomandimin e Ministrisë së Shëndetësisë, Qeveria vendosi që prej të martën, në 14 ditët e ardhshme të anulohen të gjitha tubimet publike, si dhe vendosi të ndërpritet procesi mësimor.
Deri tani në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar nëntë raste me coronavirus./Telegrafi/