Në rrjetet sociale kanë shpërthyer shakatë pas lajmit që Kosova do t’i pres Lojërat Mesdhetare 2030, që janë një ngjarje e madhe sportive që organizohen çdo katër vjet nga Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetar.
“CoolnFresh Magazine” e cila është një faqe satirike në Facebook, së fundmi ka publikuar disa fotografi lidhur me Lojërat Mesdhetare 2030, transmeton Telegrafi.
Siç thuhet në postimin e kësaj faqe, gëzimi për mbajtjen e Lojërave Mesdhetare është i madh, ndërsa thonë se kanë bërë edhe fotografimin e disa garuesve.
Në një fotografi e cila është bërë montazh, shihet kinse një garues po bën kërcimin nga lartë në Veternik.
Kurse, në një tjetër, një notues shihet duke bërë not në stacionin e autobusëve, ku shpesh-herë pas reshjeve të shiut, ajo pjesë bëhet e pakalueshme.
Sa i përket boksit, CoolnFresh ka publikuar fotografinë e Kuvendit të Kosovës, ku së fundmi në Kuvend u përleshen fizikisht deputetët dhe ministrat. /Telegrafi/