Një aeroplan i Ryanair nga Polonia u shoqërua nga aeroplanët luftarakë për në Athinë pas një kërcënimi me bombë.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, aeroplani nga Katowice në Poloni u ul në El. Venizelos, Greqi – të dielën në mbrëmje.
Boeing 737-800 u pa i parkuar në një zonë të largët të aeroportit pasi piloti raportoi një kërcënim serioz gjatë fluturimit.
Një zëdhënës i aeroportit tha se “të gjithë njerëzit janë mirë dhe të sigurt”.
Policia dhe zjarrfikësit rrethuan aeroplanin pasi ai u ul në një vend të largët në aeroport dhe u inspektua nga skuadra e bombave, raportoi ANA, një agjenci greke e lajmeve.
#22Ene | 🇵🇱✈️🇬🇷 Alerta de bomba en un vuelo Ryanair entre Polonia y Grecia
📹 @AFPespanol
📲 Detalles ne https://t.co/q16M2L9qR9 pic.twitter.com/27sdgRA8FE— EVTV (@EVTVMiami) January 22, 2023
Pasagjerët u zbritën nga aeroplani dhe u kontrolluan, si dhe bagazhet e tyre dhe vetë aeroplani.
Aeroplanët luftarakë grekë përgjuan aeroplanin teksa ai hyri në hapësirën ajrore greke, tha Ministria greke e Mbrojtjes.
Është e paqartë se nga erdhi origjina e kërcënimit me bombë, por mendohet se është bërë pak pasi aeroplani u largua nga Polonia.
Ndërkohë policia greke tha të dielën se nuk kishte gjetur eksploziv në bordin e aeroplanit.
Nga një kontroll i pasagjerëve dhe aeroplanit “nuk u gjet asgjë e dyshimtë”, tha policia në një deklaratë. /Telegrafi/