Patatja është një bimë barishtore që mbillet dhe përdoret ne forma të ndryshme për t’u ushqyer.
Nëse jeni ndër ata persona që gjithmonë kujdesen që ushqimi i tyre të përmbaj gjëra të shëndetshme, patatja është ajo që duhet të ketë një vend të veçantë tek lista e juaj e produkteve për dietë të ekuilibruar.
Patatja është një perime shumë e ngopur, me dukshëm pak kalori, nuk ju bënë të shtoni peshë, andaj është shumë e sigurt nëse dëshironi një vazhdimësi të ushqimit të shëndetshëm.
Patatet janë të pasura me shumë vitaminë C, për këtë arsye detarët e shekullit 19 i kanë ngrënë për të shmangur skorbutin. Rreth 200 gramë të patateve të reja sigurojnë gati gjysmën e nevojave ditore të njeriut për vitaminën që nxit sistemin e imunitetit. Ato janë po ashtu burim i mirë i vitaminës B, magnezit, kaliumit, zinkut dhe bakrit. Kanë pak kalori, nuk kanë kolesterol, ndërsa fibrat që përmbajnë ndihmojnë të ulet kolesteroli ekzistues.
Ato njihen për ndikimin pozitiv në aparatin tretës, janë “bashkëpunëtore” kundër formimit të hemorroideve, në rast gastriti apo të ulcerave të stomakut dhe kolitit. Këto perime po ashtu janë shumë të pasura me karbohidrate komplekse, për këtë arsye janë të këshillueshme për kë vuan nga diabeti etj.
Pra ka shumë arsye pse patatet janë pjesë pothuajse e pashmangshme në regjimin ushqimorë, ne i përmendem arsyet në aspektin shëndetësorë por ajo që e bën edhe më të veçantë është shija e saj dhe alternativat e ndryshme që mund të përgatitim me të, si në sallatë apo në gjellë gjithmonë ka një shije të përkryer.
E mirësia e saj në kohët e sotme mund të shijohet pa shumë mundime dhe pa humbur shumë kohë, Coop na sjelle patate të reja të ngrira dhe patate me rozmarinë, një ushqim ideal për ju që dëshironi të përgatitni një darkë të shpejt, të shijshme dhe të shëndetshme, një alternativë të tillë mund ta gjeni vetëm në Super Viva.