Site icon Telegrafi

Këngëtarja Grimes është infektuar me COVID-19

Grimes ka zbuluar së është infektuar me coronavirus.

Këngëtarja dhe tekstshkruesja, emri i vërtetë i së cilës është Claire Elise Boucher, të premten bëri një postim në InstaStory, me anë të të cilit tregoi se qëndron në mesin e shumë njerëzve në të gjithë vendin që kanë rezultuar pozitivë për virusin.

“Më në fund kam kontraktuar COVID-19”, shkroi ajo përmes Yahoo Entertainment.

Grimes (Foto: Getty Images)

Postimi erdhi gjithashtu me një rekomandim për këngën e SZA, “Good Days”.

32 vjeçarja nuk sqaroi nëse partneri i saj, CEO i SpaceX, Elon Musk, ose fëmija i tyre tetë muajsh kanë rezultuar pozitivë gjithashtu.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Grimes

Sidoqoftë, është vënë në dukje se Musk shkroi në Twitter në nëntor se ai besonte në kohën kur tashmë ishte prekur nga virusi por po përjetonte vetëm simptoma të ngjashme me atë të një ftohjeje.

Grimes dhe Elon Musk (Foto: Getty Images)

Në maj, çifti mirëpritën së bashku fëmijën e tyre të parë, të cilin e quajtën X Æ A-XII. Që atëherë ata i janë referuar fëmijës si X. /Telegrafi/

Exit mobile version