Artisti nga Shkodra, Luiz Ejlli, rreth një javë më parë publikoi një këngë të re.
“Kce” mban titullin projekti ritmik, të cilin e solli të kompletuar edhe me videoklip.
Kënga, e realizuar në studion e SBS Entertainment, u prit tejet mirë nga publiku dhe fansat.
Kjo pasi për vetëm tetë ditë ka kaluar shifrën e katër milionë klikimeve në platformën YouTube.
E nuk ka dyshim se do të na shoqërojë gjatë gjithë verës për shkak se është ritmike dhe e përshtatshme për klube.
Fituesi i Big Brother VIP Albania 2 po vazhdon të jetë shumë i kërkuar nëpër mbrëmje e koncerte.
Ai po thyen akoma rekorde shikueshmërie e në të njëjtën kohë tërheq vëmendje thuajse gjithnjë. /Telegrafi/