Telegrafi

Kendall Jenner merr pjesë në koncertin e ish-të dashurit Bad Bunny, dy javë pasi nxiti thashethemet se janë pajtuar

Kendall Jenner u pa duke mbështetur ish-të dashurin e saj, Bad Bunny , teksa ndiqte koncertin e tij në Orlando, Florida të premten mbrëma.

Më pak se dy javë pasi nxiti thashethemet e pajtimit në një festë pas Met Gala-s, supermodelja 28-vjeçare u pa duke u lëshuar në një nga shfaqjet e reperit portorikan.

Në një video, të shpërndarë në X (i njohur më parë si Twitter), themeluesja e “818 Tequila” mund të shihet duke përkulur kokën dhe duke kërcyer teksa performonte ai, shkruan DailyMail.

Vajza e kopertinës së “Vogue” u përpoq të përzihej me turmën teksa kishte veshur një xhup të zi me kapuçin lart mbi flokët e saj të gjatë ngjyrë kafe ndërsa shikonte shfaqjen nga seksioni VIP.

Pamja e tyre e fundit vjen pasi një burim i tha “Entertainment Tonight” se “padyshim që ka ende një atmosferë mes” ish-çiftit. /Telegrafi/