Site icon Telegrafi

Kendall Jenner i habiti të gjithë me ndryshimin e papritur te flokët dhe ja ku u frymëzua

Modelja pëlqen të na dhurojë kënaqësi gjatë muajit të modës

Kthim te biondja! Duket se kjo është formula e preferuar që po ndjek Kendall Jenner që duket se ka hequr dorë nga nuanca brune.

Ylli i Kardashians i habiti të gjithë me ndryshimin e fundit, të cilin e shpërndau me një foto në Instagram, ku dukej Kendall me flokët bionde dhe një kapëse në to.

Biondja nuk është ngjyra e preferuar vetëm e Kendall, por e të gjithë mikeshave dhe familjes së saj.

“Dreq,” ka shkruar motra e saj, Khloé Kardashian; “Pikërisht,” shton Hailey Bieber në komentet për Jenner; “O Zot, jam i dashuruar me këtë ngjyrë,” shtoi miku i saj Simon Huck.

Jenner e realizoi këtë ndryshim me ndihmën e parukieres së famshme Jenna Perry, ndërsa kjo e fundit foli për “Vogue”.

“Mu deshën dy ditë për të arritur këtë nuancë fantastike të biondes së artë,” tha Perry, ndërsa shtoi se Jenner ishte “vërtet e frymëzuar” nga “vitet ’90 dhe më saktë nga Caroline Bessette-Kennedy”, duke iu referuar gruas së ndjerë të John F. Kennedy Jr, djalit të ish-Presidentit të SHBA-ve.

Kjo nuk është hera e parë që Kendall bëhet bionde, por shpesh dukej një zeshkane e përjetshme sepse nuk kishte hequr dorë nga nuanca e zezë e flokëve prej shumë kohësh.

Exit mobile version