Site icon Telegrafi

Kendall Jenner dhe Bad Bunny hedhin poshtë thashethemet për ndarje, fotografohen bashkë në Beverly Hills

Foto: Twitter

Ata janë çifti më i përfolur në Amerikë dhe çdo lëvizje e modeles Kendall Jenner dhe partnerit të saj aktual, Bad Bunny, po ndiqet nga mediat.

Të premten, dyshja dolën për darkë në Beverly Hills dhe u kapën mes thashethemeve për një ndarje, diçka që, me sa pamë, duket se është hedhur poshtë.

Kendall, siç shihet edhe në foto, nuk u gëzua shumë që u kap nga mediat dhe u përpoq të mbulonte fytyrën nga kamerat e paparacëve që të mos prishnin takimin e tyre romantik.

Modelja kishte veshur xhinse, një bluzë të bardhë dhe një xhaketë lëkure, ndërsa artisti zgjodhi pantallona kafe, një xhup si dhe një kapelë blu.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Kendall Jenner

Çifti u panë sërish në publik pothuajse një muaj pasi morën pjesë në ndeshjen e playoff-it ‘Los Angeles Lakers – Golden State Warriors’.

Foto: Backgrid

Në prill, ata u fotografuan gjithashtu së bashku teksa po shijonin festivalin e njohur, Coachella.

Në këtë ngjarje, Benito Antonio Martinez Ocasio – emri i vërtetë i këngëtarit – performoi në skenën kryesore në Los Angeles.

Foto: Backgrid

Para kësaj, ylli i famshëm ka qenë në një romancë të gjatë me basketbollistin Devin Booker. /Telegrafi/

Foto: Backgrid
Exit mobile version