Sulmuesi shqiptar, Kemal Ademi ka vazhduar me formë të mirë dhe gola te Baseli në Superligën e Zvicrës.
Baseli ka arritur të fitojë me rezultat të ngushtë 2-1 në shtëpi ndaj Luganos në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë në kampionatin zviceran.
Vendimtar në këtë fitore të Baselit ishte sulmuesi shqiptar, Kemal Ademi, i cili shënoi të dy golat e vendasve.
Sulmuesi shqiptar arriti të gjej golin e parë në minutën e 27-të të ndeshjes, ku shënoi një gol të mirë për 1-0 pas një aksioni të mirë të Baselit.
🔴🔵 Spektakel und 3 Punkte im Joggeli 💪#FCBasel1893 #zämmestark #rotblaulive pic.twitter.com/nztd6mjcU1
— FC Basel 1893 (@FCBasel1893) September 1, 2019
Ademi u tregua sulmues tipik zone edhe tek goli i dytë, pasi në minutën e 48-të arriti të shënoj për 2-0.
Me këto dy gola, Ademi e sheh veten në pozitën e dytë të golashënuesve në Zvicër me pesë gola, ndërsa Baseli renditet në vendin e parë. /Telegrafi/