Site icon Telegrafi

Ke ndjesi ankthi kur zgjohesh? Zbulo pse ndodh dhe ç’të bësh

Ndjesia e ankthit në mëngjes është më e zakontë se mendon ti dhe në fakt, ka disa arsye specifike se pse shkaktohet

Në mëngjes rritet hormoni i kortizolit

Ankthi i mëngjesit mund të shkaktohet edhe nga rritja e nivelit të kortizonit. Është krejt normale, ama nëse je një person që hasesh shpesh me ankth ose stres, mund të kthehet në një problem sfidues.

Zakonet e gjumit

Rutina e gjumit është gjithashtu shumë e rëndësishme. Disa studime thonë se mëngjesi i së hënës është stresues për disa njerëz dhe kjo i ekspozon ndaj ndjesisë së ankthit dhe sulmeve të panikut, pasi mund të kenë përpara një javë të zënë, apo mund ta kenë tepruar me alkoolin në fundjavë.

Pi një gotë ujë para se të flesh, kujdesu që të merresh me punën kur je në zyrë dhe jo jashtë saj, si dhe plotëso orarin e gjumit.

Anashkalimi i shëndetit mendor

Nëse vuan nga ankthi shpesh, mëngjesi dhe darka mund të të gjejë në situata të vështira. Ëndrrat, makthet, stresi dhe vetë sulmet e ankthit që përjeton gjatë ditës, mund të jenë prezente dhe në mëngjes.

Nëse situata bëhet e papërballueshme, kontakto me një ekspert, këshillon Anabel.

Ç’mund të bësh për ta zvogëluar ankthin e mëngjesit?

▪ Të bësh ushtrime me frymëmarrjen, duke marrë frymë thellë me hundë dhe duke e nxjerrë me gojë. Bëje disa herë ushtrimin dhe përqendrohu te frymëmarrja.
▪ Bëj aktivitet fizik gjatë ditës.
▪ Lidhu me natyrën.
▪ Për të paktën 30 minuta para gjumit mos shih TV dhe as mos navigo nëpër rrjetet sociale.
▪ Mbaj një bllok shënimesh dhe shkruaj gjithë mendimet e tua.
▪ Bëj një dush të ngrohtë para gjumit.
▪ Medito.
▪ Nëse e sheh të nevojshme, dëgjo zhurma ASMR.

/Telegrafi/

Exit mobile version