Qeveria e Kosovës ka mbështetur mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore, por duke vlerësuar se mënyra më e mirë është që kjo të bëhet përmes iniciativës së 20%
Për këtë qëllim, është formuar grupi punues në kuadër të MAPL-së, i cili ka afat që deri nesër të finalizojë udhëzimin
KDI konstaton se pavarësisht rëndësisë së këtij udhëzimi, procesi i hartimit të tij është përcjellë me mungesë të transparencës dhe gjithë-përfshirjes.
“Madje, MAPL-ja ka vepruar në shpërputhje me standardet minimale për konsultime publike, duke e mbajtur të hapur në konsultim publik këtë udhëzim për vetëm katër ditë pune”, thuhet në reagimin e KDI.
“Instituti Demokratik i Kosovës edhe më parë kishte vënë theksin tek rëndësia që udhëzimi administrativ të jetë në përputhje të plotë me dispozitat ligjore. Megjithatë, vlerësojmë që
Sipas KDI, udhëzimi kundërligjshëm
“Në anën tjetër, udhëzimi nuk ka precizuar se cila listë e votuesve do të merret për bazë nëinicimin e kërkesës dhe zhvillimin e procesit të votimit”.
KDI thotë se udhëzimi administrativ, përveç se në kundërshtim me ligjin, është i pamjaftueshëm për të mundësuar largimin e kryetarëve të komunave. Për zhvillimin adekuat të këtij procesi, është i domosdoshëm miratimi i legjislacionit përkatës
Kësisoj, KDI i konsideron dorëheqjet e kryetarëve aktualë të komunave veriore, si zgjidhjen më efikase për tejkalimin e situatës dhe zgjedhjen e institucioneve të reja legjitime./Telegrafi/