Këngëtarja e muzikës pop, Katy Perry, është sërish në qendër të vëmendjes me ndryshim e madh në dukjen e saj.
Jemi mësuar që ta shohim yllin amerikan si bionde në vitet e fundit, ndërkohë që tash ajo është shndërruar në zeshkane.
36-vjeçarja ka shpërndarë disa fotografi dhe video në rrjetet sociale duke i mahnitur fansat e saj.
Ndryshimin në dukjen e saj, Perry e tregoi në disa imazhe promovuese duke komunikuar me publikun e spektaklit amerikan ‘American Idol’, ku është anëtare e jurisë.
I fejuari i saj, aktori Orlando Bloom, ka qenë ndër të parët që ka komentuar duke e pëlqyer imazhin e ri të Katyt. /Telegrafi/