Problemet me ereksion apo disfunksioni erektil është diçka që u ndodh thuajse të gjithë meshkujve në ndonjë fazë të jetës së tyre
Ndonëse ky problem i prekë disa meshkuj më herët se tjerët, faktikisht ka disa gjëra që mund të jenë duke jua shkaktuar këtë lloj problemi.
Depresioni
Emocionet seksuale fillojnë në kokë e pastaj zbresin poshtë. Depresioni mund t’jua dëmtojë dëshirën për seks dhe kjo shpie në probleme me ereksion.
Ironikisht, shumica e ilaçeve që përdoren për ta trajtuar depresionin munden edhe t’jua shtypin dëshirën seksuale dhe t’jua vështirësojnë ereksionin, transmeton Telegrafi.
Alkooli
Mund të mendoni se duke i pirë disa gota alkool vetëm sa do t’ju ngritet disponimi për seks, por faktikisht është e kundërta.
Konsumimi i tepërt i alkoolit e pengon ereksionin, ndonëse efektet zakonisht janë të përkohshme.
Lajmi i mirë është se konsumimi i moderuar i alkoolit – një deri në dy pije në ditë – mund të ketë efekt të mirë shëndetësor, siç është reduktimi i rreziqeve të sëmundjeve të zemrës.
Ilaçet
Një listë me ilaçe të ndryshme mund të shkaktojnë probleme me ereksion, duke përfshirë ilaçe të caktuara për kontrollimin e shtypjes së gjakut, ilaçet kundër dhimbjeve dhe antidepresuesit.
Mos ndaloni së përdoruri këto ilaçe pa u konsultuar me doktorin.
Stresi
Nuk është lehtë të shkoni në shtëpi dhe të dëshironi seks kur jeni të mbushur me përgjegjësi në punë e në shtëpi.
Stresi shkakton dëme në të gjithë trupin, duke përfshirë edhe në penis. /Telegrafi/