Ish-futbollisti i shumë ekipeve të njohura kosovare, Mentor Zhdrella, njëherazi i shpallur katër herë lojtari më i mirë në elitën e futbollit kosovar, ka qenë i ftuari i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi.
Zhdrella gjatë karrierës së tij të bujshme si futbollist ka veshur fanellën e disa ekipeve të njohura si 2 Korriku, Hysi, Drita, Prishtina, Llapi dhe Dukagjini.
Në shkurt të vitit të kaluar, ai i dha fund karrierës si futbollist profesionist, teksa tani ushtron rolin e drejtorit sportiv tek Llapi.
Gjatë këtij podcasti ai ka diskutuar tema të ndryshme duke filluar nga interesimi që kishte pasur për të gjiganti kroat Hajduk Spliti gjatë kohës sa ishte aktiv.
Tutje, ai ka prekur edhe temën e Kombëtares së Kosovës, aty ku ka zgjedhur lojtarin e tij të preferuar, por nuk la pa diskutuar edhe për ofertat që ka Llapi nga ekipet evropiane për lojtarët e saj.
Për të gjitha këto dhe tema të tjera, Zhdrella ka diskutuar në podcastin “Arena e Yjeve” me dy gazetarët Lavdim Pireva dhe Shkumbin Pireva.
Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtunë nga ora 18:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë Patos dhe DentFix./Telegrafi/