Është e premte pasdite dhe shumica e njerëzve janë duke menduar për një fundjavë pa punë përpara.
Jo edhe tek Chelsea. Në fakt, sipas raportimeve nga Ishulli, ata i presin dy ditë shumë të ngarkuara. Një tjetër valë e lojtarëve të ekipit të parë pritet të kthehet në stërvitjet parasezonale gjatë ditëve të para të javës së ardhshme dhe Blutë duan dëshpërimisht të shesin sa më shumë lojtarë që nuk janë në planet e tyre.
Në Evening Standard, Nizaar Kinsella përshkroi një listë me katër lojtarë që Chelsea “shpreson t’i shet përpara datave të tyre të kthimit”.
Callum Hudson-Odoi tashmë është kthyer dhe po stërvitet me U21. Fulhami është i sigurt për të përfunduar një marrëveshje për të dhe duhet të jetë mjaft e lehtë për t’u organizuar.
Pastaj është Romelu Lukaku – i vendosur për të shkuar te Interi, me këta të fundit që nuk janë të gatshëm të paguajnë shumë që skuadra londineze e dëshiron.
Pierre-Emerick Aubameyang – të cilin ka të ngjarë ta lënë të lirë nëse nuk ka ofertues këtë fundjavë dhe Hakim Ziyech – lëvizja e të cilit në Arabinë Saudite duket se ka dështuar totalisht.
Duket se ka një shans të mirë që të katërtit të largohen brenda 7 ditëve të ardhshme. Por, këtë fundjavë? Kjo ndjehet si një gjë paksa e vështirë. /Telegrafi/