Kate Moss është një nga biondet më ikonike në Britani, por ajo ‘flirtoi’ me flokët rozë në vitet 1990
Supermodelja pranoi t’i lyente flokët rozë fluoro për të ecur në shfaqjen e ‘Versace-s’ në pranverën e vitit 1999.
Në vitin 1998, Juergen Teller fotografoi Kate në shtrat, me flokë rozë të shtrirë në jastëk dhe e quajti fotografinë “Young Pink Kate”. Fotoja ka qenë e kudogjendur për më shumë se 20 vjet.
Në një intervistë me Nick Knight për ‘ShowStudio’ në 2014, Kate zbuloi se ajo i mbajti flokët në këtë ngjyrë vetëm për një javë. Ajo i tha Knight-it se duhej të kthehej sërish brune me kërkesë të Calvin Klein, me të cilin punonte rregullisht në atë kohë. Tani, dekada pas ndryshimit ikonik, Kate ka lyer sërish flokët e saj rozë për fushatën e Marc Jacobs Resort 2022/2023.
Duket sikur koha ka ngrirë për Kate teksa ajo pozon me flokë të drejtë rozë që risjellin atë transformim legjendar të Versace. Në foto, ajo shihet me këpucët me platformë Kiki me firmën e Jacobs dhe me dy nga çantat klasike të stilistit.
Kjo shënon 22 vjet që kur Moss u shfaq për herë të parë në një fushatë të Marc Jacobs për vjeshtën e vitit 2000, duke afirmuar rolin e saj si një bashkëpunëtore, mbështetëse dhe mike e vjetër e markës.