Ajo e plotësoi kombinimin e thjeshtë pranveror me një nga palët e preferuara të vathëve me perla dhe një unazë fejese prej safiri dhe diamanti, të mbajtur më parë nga Princesha Diana
Princi William dhe Kate Middleton surprizuan banorët vendas që u mblodhën në një shëtitje të gjatë jashtë kështjellës Windsor përpara koncertit të kurorëzimit.
Një ditë pasi mori pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të mbretit Charles III me një mantel tradicional, një fustan të firmës Alexander McQueen dhe një kurorë të ndërlikuar me lule, Princesha e Uellsit zgjodhi një veshje të vërtetë pranverore – një xhaketë blu Reiss mbi një këmishë të bardhë dhe pantallona të zeza, transmeton Telegrafi.
Ajo e plotësoi kombinimin e thjeshtë pranveror me një nga palët e preferuara të vathëve me perla dhe një unazë fejese prej safiri dhe diamanti, të mbajtur më parë nga Princesha Diana.
Ajo kompletoi veshjen me një gjerdan argjendi nga Van Cleef & Arpels me disa varëse lulesh të madhësive të ndryshme.
Pamja e saj magjepsëse për këtë mbrëmje përfshinte skuqje rozë dhe sy delikat ‘smoky eye’.
/Telegrafi/