Site icon Telegrafi

Kasami: Shqiptarët nuk kanë gjak për të derdhur që dikush të bëhet milioner

Kryetari i Lëvizjes Besa, e cila është pjesë e Koalicionit VLEN, Bilall Kasami, e ka komentuar deklaratën e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, i cili ditë më parë tha se “shqiptarët kanë ende gjak për të derdhur”.

Kasami sot i pyetur nga gazetarët, theksoi se “shqiptarët nuk kanë gjak për të derdhur që dikush të bëhet milioner”.

“Jo, shqiptarët nuk kanë gjak për të derdhur që dikush të bëhet milioner. Parimi që ne e mbështesim është që suksesi dhe rezultatet e qeverisë varen se sa e fuqishme është opozita. Numrat i kanë dhe besoj që edhe vullnetin do ta kenë që të jenë një opozitë e fuqishme dhe nga kjo do të varen rezultatet tona në qeveri”, shtoi Kasami.

Exit mobile version