Kardiologu pajtohet që bimët ndonjëherë janë zgjidhje më e mirë se ilaçet
Ai thekson që këtë artikull si preventivë do të duhej konsumuar edhe njerëzit e shëndetshëm, transmeton Telegrafi.
Kurkuma apo shafrani i Indisë në sistemin tradicional të mjekësisë i përshkruhen cilësi të shumta shëruese, midis tjerash, edhe puna e rregullt e zemrës.
Doktor Koteleri ka thënë: “Kurkuma nuk mund të pengojë domosdo sëmundjet e zemrës, mirëpo, erëza teorikisht do të mundë të pengojë sulmin në zemër”.
“Hulumtimet klinike tregojnë që përdorimi i shafranit një ditë para operacionit dhe vazhdohet 5 ditë pas operacionit mund të zvogëlojë rrezikun nga infarkti i miokardit pas bajpasit të arteries koronare”.
Mund të ndihmojë edhe që të kthehen shumë hapa në procesin e sëmundjes së zemrës.
Përparësia kryesore e shafranit, kur është fjala për sëmundjen e zemrës, është përmirësimi i funksionit të endotelit, i cili është mbështjellës i enëve të gjakut.
Kjo bimë vepron mirë në disa faktorë për të cilët dihet që luajnë rol në sëmundjet e zemrës. Përmirëson funksionin e endotelit dhe paraqet mjet të fuqishëm kundër përflakjes dhe antioksidant. /Telegrafi/