Please enter at least 3 characters.

Kaq thjesht, kaq yll: Frymëzohuni nga dukja e Kaia Gerber

2023/01/68b5e0e037e368461bf8112fe293a4d6.jpeg

Kaia Gerber njihet për stilin e saj minimalist, por që bie gjithmonë në sy

Ajo u fotografua në Los Angeles me një xhaketë të zezë të gjerë dhe pantallona në ngjyrë të njëjtë.

Kaia e kombinoi kostumin me një palë atlete Adidas Samba. Për të qëndruar te stili i saj minimalist, ajo preferoi një çantë lëkure të zezë me detaje gold. Grimi minimalist, flokët me onde të lehta dhe kaq.

Kaia ka qenë gjithmonë adhuruese e gardërobës së thjeshtë.

Vitin e kaluar, ajo bashkëpunoi me Zara-n për një koleksion prej më shumë se 30 elementë (veshje, këpucë, aksesorë) që supozohet të jenë thelbësore për çdo njeri.