Site icon Telegrafi

Kapitenia e Istogut, Albina Rugova tregon çka e dallon kampionin vjeshtor nga skuadrat tjera

(Foto: kosovahandball.info)

Istogu është kampion vjeshtor në Superligën e Kosovës në hendboll. Istogaset i kanë fituar 11 ndeshjet e pjesës së parë të kampionatit dhe dimërojnë në krye të tabelës me 22 pikë. Istogu është rivalizuar sidomos nga Prishtina, që renditet e dyta me 20 pikë.

Por, çka e ka dalluar Istogun nga skuadrat tjera në vjeshtë?

“Puna e vazhdueshme e klubit, prurje të reja të lojtareve nga jashtë dhe si pikë kryesore, mbajtja e lojtareve kryesore të Kosovës në radhët e veta”, thotë Albina Rugova, kapitene e Istogut dhe reprezentuese e Kosovës.

“Kombinimi i lojtareve vendore dhe atyre nga jashtë ka qenë i mrekullueshëm dhe ka sjellë rezultatin që kemi”, ka shtuar ajo.

Aloja pret që Istogu të vazhdojë me fitore edhe në pranverë.

“Shpresoj që edhe në stinorin pranverorë të kemi sukses të njëjtë. Por gjithmonë duke u mbështetur në punë dhe angazhim maksimal”, ka thënë tutje Albina.

Exit mobile version