Site icon Telegrafi

Kancelari austriak akuzon Erdoganin: Refugjatët po i përdor si “armë” kundër BE-së

Kancelari austriak Sebastian Kurz ka akuzuar presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan për siç ka thënë “përdorimin e migrantëve që mblidhen në kufirin grek si një ‘armë’ kundër Bashkimit Evropian”.

“Ky nxitim nuk është një aksident, është i organizuar”, u ka thënë Kurz gazetarëve në Vjenë, shkruan Bloomberg, përcjell Telegrafi.

“Ata njerëz përdoren nga Erdogan si një armë, për të ushtruar presion në Bashkimin Evropian”, ka shtuar ai.

Lexo po ashtu Publikohen pamjet – momenti kur rojet bregdetare greke “hapin zjarr” drejt varkës së refugjatëve në Egje

Madje sipas tij, Bashkimi Evropian duhet të qëndrojë pranë Greqisë dhe të mbrojë kufijtë, si dhe të ofrojë ndihmë humanitare.

Kurz mendon se Erdogan “organizoi me vetëdije” aksionin, “që autobusët janë siguruar, migrantët janë të informuar, ka një përpjekje të qëllimshme për të organizuar këtë ‘sulm’ në drejtim të Greqisë”.

Refugjatët në kufi nuk janë nga Idlib ose nga rajone të tjera në Siri, por kanë qenë në Turqi për shumë vite, tha ai. /Telegrafi/

Exit mobile version