Kryeministri kanadez Justin Trudeau, njoftoi se ka emëruar një përfaqësues special për të luftuar islamofobinë në Kanada.
Amira Elghawaby është një ish-gazetare, bashkëthemeluese e Rrjetit Kanadez Kundër Urrejtjes dhe ka qenë e personi kyç në krijimin e Këshillit Kombëtar të Myslimanëve kanadezë (NCCM), organizata më e madhe myslimane në vend, transmeton Telegrafi.
Si përfaqësuese speciale, Elghawaby do të udhëheqë luftën e qeverisë federale “kundër islamofobisë, racizmit sistematik, diskriminimit racor dhe intolerancës fetare”, u tha nga zyra e kryeministrit.
Në mënyrë të veçantë, ajo do të këshillojë qeverinë Trudeau se çfarë politikash dhe legjislacioni duhet të miratojë, për të kundërshtuar “kërcënimin” e islamofobisë.
Emërimi i saj u mirëprit nga Stephen Brown, kryeshefi ekzekutiv i NCCM-së.
“Ndërsa ishte në NCCM, Amira ishte një avokate e pasionuar, duke luftuar kaq shumë beteja kritike për komunitetin tonë në një kohë kur kishim nevojë për një kampion”, tha Brown.
“Ne presim të vazhdojmë të punojmë me të, zyrën e saj dhe të gjithë ata që duan të eliminojnë kërcënimin e islamofobisë në Kanada”, shtoi ai. /Telegrafi/