Gjatë Kupës së Botës 2022 në Katar, Romeu Lukaku arriti në një krizë emocionesh pasi humbi një mori rastesh kundër Kroacisë.
Ajo ndeshje përfundoi 0-0 duke çuar në eliminim e Belgjikës nga turneu në fazën e grupeve.
Pas asaj ndeshje, Lukaku u përball me të gjitha llojet e kritikave si nga tifozët ashtu edhe nga ekspertët.
“Doja të isha atje për vendin tim sepse trajneri dhe skuadra kishin nevojë për mua. Ishte hera e parë në 29 vjet që futbolli më preku”, deklaroi Lukaku në një podcast.
“Nuk kam menduar kurrë për depresionin, por kam qarë çdo ditë për javë të tëra, edhe në pushime”.
“Tierry Henry më telefononte tri herë në ditë. Nëna ime dhe fëmijët e mi ishin në Milano, por unë nuk kisha energji. Më duhej të isha vetëm për një kohë”, shtoi më tej Lukaku.
Lukaku i është bashkuar Napolit pas largimit nga Chelsea. I kthyer në Itali, sulmuesi belg po shijon sërish futbollin e tij. /Telegrafi/