Policia ka bërë kallëzim penal ndaj një mësueseje nga Berova për shkak të ekzistimit të dyshimeve të bazuara për veprën penale “neglizhimi dhe keqtrajtimi i fëmijës së mitur”.
Bëhet fjalë për një mësuese 60-vjeçare nga fshati Smojmirovo.
“Me datën 7 qershor të këtij viti, e raportuari S.G.(60) nga fshati Smojmirovo, mësimdhënëse në një shkollë fillore në Berovë, gjatë orarit të punës, në ambientet e shkollës ka sulmuar verbalisht dhe fizikisht një të mitur në ambientet e shkollës”, njoftoi MPB Maqedoni.