Transferimi i Willianit te Arsenali tashmë është konfirmuar edhe nga video-loja PES21.
Ka disa javë që në mediat angleze raportohet se anësori brazilian do të kalojë te The Gunners si transferim i lirë.
Willian ka refuzuar të vazhdojë kontratën me Chelsean, shkaku që këta të fundit i ofruan dy vite, derisa lojtari ka kërkuar edhe një vit tjetër.
Arsenali tashmë është partner me Pro Evo – që janë rivalë të mëdhenj të FIFA Pro, PS4 dhe Xbox.
“Transferimi i ri” – kështu shkruhet në video-lojën, aty ku shfaqet më pas Williani, derisa shkruhet edhe “Mirësevjen në Emirates”.
Duket se braziliani po i bashkohet David Luizit që dy vite më pare kaloi te Arsenali për shumën e 12 milionë eurove, mirëpo Willian do të jetë si transferim me parametra zero. /Telegrafi/
🆕 eFootball PES 2021 Season Update is coming!
🔴 You'll be able to get an official Arsenal edition too with exclusive in-game content!
🎮 Coming to PS4, PC (Steam) and Xbox One this September!
👇 More information
— Arsenal (@Arsenal) August 4, 2020