Demokracia e Re është parti e përgjegjshme dhe duhet, për fat të keq ta respektojmë Marrëveshjen e Prespës, thotë Nikitas Kalamanis, zëvendëskryetari i parë në Parlamentin grek, në intervistën për agjencinë greke të lajmeve ANA-MPA.
Kaklamanis shton se për çështjen konkrete partia e tij që para zgjedhjeve ka shprehur qëndrimin dhe potencoi se askush nuk guxon qëndrimin e Athinës për anëtarësimin e Shkupit në BE ta konsiderojë të sigurt.
“Marrëveshja e Prespës, e cila është e turpshme për atdheun tonë, jemi të obliguar t’i përmbahemi asaj marrëveshje lidhur me NATO-n. Demokracia e Re është parti e përgjegjshme dhe duhet, për fat të keq, ta respektojmë. Por, askush nuk guxon qëndrimin e Athinës për anëtarësimin e Shkupit në Bashkimin Evropian ta konsiderojë të sigurt. Fqinjët ta dinë se rruga për në BE nuk do të shtrohet me trëndafila. Dhe nëse gjykoj sipas reagimeve që tashmë ekzistojnë në Shkup për tema të thjeshta në zbatim, mendoj se do të kenë pengesa të mëdha për tejkalim”, thotë zëvendëskryetari i Parlamentit dhe deputet i Demokracisë së Re për ANA-MPA./Telegrafi/