Drejtori ekzekutiv i Bayern Munichut, Oliver Kahn ka shpjeguar lejimin e Erling Haaland që t’i bashkohet Manchester Cityt verën e kaluar.
Haaland u largua nga Borussia Dortmund për në City mes interesimit të madh të rivalit gjerman, Bayern.
Tani, gati një vit nga arritja e marrëveshjes, drejtori i Bayernit, Kahn ka zbuluar arsyen pse nuk e transferuan sulmuesin norvegjez.
“Ne provuam gjithçka për Erling Haaland dhe i kaluam kufijtë tanë”, ka thënë fillimisht Kahn për Bild.
“Në fund na u desh të mendonim: ‘A duam të hedhim në erë të gjithë strukturën e pagave dhe në këtë mënyrë të nxjerrim gjithçka jashtë ekuilibrit?”.
“Ne nuk ishim të përgatitur për ta bërë këtë. Bayern Munich nuk është i tillë”, përfundoi drejtori i Bavarezëve. /Telegrafi/